Doriana Metollari, Opinioniste

Cilat janë sfidat e Ardi Veliut ?

Pak ditë më parë në krye të Policisë së Shtetit u emërua Ardi Veliu. Në një kohë kur vendi nuk është në periudhën më të mirë për sa i përket kryesisht krimit të organizuar, sfidat e një drejtori të ri nuk janë fort të lehta. E ftuar në emisionin televiziv të Roland Qafokut, opinionistja Doriana Metollari, theksoi se policia duhet të jetë në atë nivel pritshmërishë që kanë njerëzit.

Veliu, sipas Metollarit, shihet si një figurë e kompletuar për të qenë në krye të policisë. “Veliu mund të mos ketë karrierën më të gjatë apo formimin më të mirë, por ka një element të rëndësishëm që ka ndikuar pikërisht në përzgjedhjen e tij për të qëne në krye. Drejtori i ri i policisë duhet të ketë një moral të lartë punë dhe për periudhën ku ndodhet Shqipëria sot, kjo është vërtet e rëndësishme. Në një moment kur krimi i organizuar po pushton vendin ndërkohë nga ana tjetër po kryhet vettingu në polici, vetëm një njeri me moral të lartë pune mund ti shërbejë vendit”.

Posti i drejtorit të përgjithshëm të policisë ka një përgjegjësi shumë të madhe. Por i vetëm Veliu, mund te jëtë si një pikë në oqean. Strukturat e polisë janë kanë peshën më të madhë për t’ia dalë sfidave të përbashkëta që ka policia joën sot. Por cilat janë konkretisht sfidat e e drejtorit Veliu?

Së pari, krimi i organizuar. Veliu duhet ta ketë si synim të qartë që nëse dëshiron të jetë ndër ata drejtorë që konsiderohen të suksesshëm, primare duhet të ketë pikërisht zhdukjen e krimit të organizuar. Së dyti, lidhja e policisë me krimin. Vettingu në polici duhet të realizohet një orë e më parë. Së treti, një sfidë tjetër që ka drejtori i policisë është të shkurtojë distancën me publikun. Qytetarët duhet ti shohin strukturat policosre si autoritare, jo për shkak të frikës por për shkak të mbështetjes që policia duhet ti japë qytetarit. Së fundmi, Metollari u shpreh, se politika duhet ti mbajë duar larg nga policia. “Nëse Veliu ndjen se është i paaftë për ta mbajtur politikën larg dhe kjo e fundit nuk i lë hapësirë për të punuar atëherë ai duhet të japë dorëheqjen.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet