Cukali me emër të rremë që prej vitit 2012

Gjergj Cukali, i arrestuar tri ditë më parë, si kreu i grupit të shitjes së kokainës në Tiranë, përdorte emër të rremë. Për ët larguar dyshimet që normalisht ngrinte emri i tij, Cukali kishte siguruar dokumente identiteti dhe një patent me emër të rremë. Ai kishte marrë kartë identiteti me emrin Ergi Hoxha, që prej majit të vitit 2012. Me këtë identitet, Cukali lëvizte brenda dhe jashtë vendit. Sipas verifikimeve paraprake të kryera, mësohet se dokumentet me identitet të rremë janë stampuar në mënyrë të rregullt dhe është shumë e vështirë të konstatohen si dokumente false. Në këtë mënyrë, krahas ‘prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’, Cukalit i është shtuar edhe akuza e ‘falsifikimit të dokumenteve’. Dokumentet e sekuestruara në cilësinë e provës materiale, janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për ekspertizë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet