DIA tërheq akuzat. Shteti shqiptar nuk do ti nxjerrë €130 milionat

VIENE - Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë ka pushuar gjykimin për kërkesën e kompanisë DIA. Kjo e fundit kishte kerkuar nje demshperblim prej €130 milionë për prishjen e kontratës me kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas njoftimit të Prokurorisë së përgjithshme, administratorja e kompanisë DIA, Rebecca Gaskin Gain, u tërhoq nga gjykimi në arbitrazh pasi u vënë në dijeni të hetimeve të Prokurorisë së Tiranës për administratorin e mëparshëm të kompanisë, Kastriot Ismailaj. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj Kastriot Ismailajt që prej vitit 2012 (përpara se të ngrihej padia nga i pandehuri), për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe më pas për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda. Pas hetimeve, Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”. Kastriot Ismailaj akuzohet se ka krijuar një skemë mashtruese, bazuar në dokumenta fiktivë, në bashkëpunim me persona të tjerë nën hetim, për të përfituar në mënyrë të padrejtë vlera financiare nga “CEZ-Shpërndarje”. Në vendimin final të saj, dt. 14.12.2015, Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë, ka pushuar gjykimin për kërkesën e DIAs, e cila është përfaqësuar në pjesën më të madhe të kohës nga administratori Kastriot Ismailaj dhe në përfundim të pro@edurave gjyqësore, u përfaqësua nga administratorja e re, Rebecca Gaskin Gain.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet