Dailymail: Luani me sy të nxirë në Shqipëri, një kopsht zoologjik nga ferri

Një kopsht zoologjik nga ferri, kështu e konsideron media angleze Daily Mail, kopshtin zoologjik në Shqipëri. Prestigjiozja vijon më tej ku thekson se luani me sy të infektuar dhe me dhimbje jeton në kafazë jashtë të gjitha kushteve bashkë me zebra e ujqër.

Fotografitë janë shkrepur nga një fotograf, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim në “Safari Zoo Park” që ndodhet në Fier.

“Kafshët vuajnë nga një sërë problemesh psikologjike dhe fizike që u shkaktohen nga kushtet e mjerueshme në kafaz, nga mungesa e duhur e shërbimit veterinar si dhe nga mangesa e një diete të përshtatshme ushqimore”, shkruan Daily Mail.

Më poshtë mund të ndiqni pamjet…, të cilat flasin vetë më shumë se çdo fjalë. /27.al/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet