Dashamir Shehi, Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar

Dashamir Shehi tani nuk njeh as Kolegjin Zgjedhor

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, deklaroi sot se “opozita do të vijojë me aksionin për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit”. Në një reagim për mediet, pas mbledhjes në selinë blu me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe aleatët, Shehi theksoi se “vendimet janë marrë me kohë. Kjo javë do të kulmojë në protestën popullore, në raport krejt ndryshe me mediet për të përcjellë idenë e 4 muajve. Nuk janë zgjedhje, nuk i njohim, janë votime të zotit Rama, ne do të njohim dekretin e Presidentit”, tha Shehi. Duke folur për vendimin e Kolegjit Zgjedhor, Shehi tha se “kjo që u morën sot me një parti fantazmë, kolegji në vetvete është një lloj fantazme tani. Janë disa fatkeq që i ka rënë rasti i keq të marrin disa vendime të vështira për veten e vet, për ta, se ne nuk i njohim këto vendime”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet