Debate për pronat e Shkëlzen Berishës/ Reagime nga familjarët e viktimave të Gërdecit dhe politika

Publikimi i dokumenteve që tregonin se si Shkëlzen Berisha arriti të blejë prona me vlerë disa milionë euro sollën menjëherë reagime jo vetëm nga politika. Një nga të parët që reagoi ishte një prej familjarëve të tragjedisë së gërdecit.

Tashmë një jurist, Djali i madh i familjes “Durdaj”, e cila është akoma në pritje të drejtësisë së munguar për të ndëshkuar atë që i mori jetën të birit, Geraldo Durda, thotë se autori po kthehet në vendin e tij të krimit.

Pronat u bënë debat edhe në Kuvend. Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla, i njohur për përplasjet e tij të vazhdueshme me akuza konkrete kundër djalit të ish kryeministrit, reagoi në kuvend në lidhje me transanksionit që sipas tij është i dyshimtë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet