Dëbora në veri i ngujon në shtëpi, izolohen disa zona

Situata në veri të vendit është alarmante për shkak të reshjeve të shumta të dëborës. Temperaturat kanë arritur deri në minus ndërsa tashëria e dëborës deri në 70 cm. Situata më problematikë paraqitet në qarkun e Dibrës. Reshjet e vazhdueshme kanë bërë që trashësia e dëborës të arrijë deri në 56-70 cm duke bllokuar disa zona. Janë izoluar zonat si Trebisht, Lurë, Kala e Dodës, Ostren, Selishtë. Në kukës gjithashtu situata paraqitet e vështirë. Dëbora ka rënë për disa orë rresht deri në lartësinë 700 metra duke bërë që në aksin Fushë Dugagjin- Tuneli i Kalimashit të arrijë deri 20 cm. Borëpastrueset kanë vijuar punën për pastrimin e rrugëve në mënyrë që të nisë qarkullimi i makinëve. Kjo situatë është shoqëruar edhe nga ndërprerja e energjisë eletrike dhe bllokim të rrugëve kryesore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet