Dëbora, nuk ka probleme me dritat

Megjithë temperaturat e ulëta rrugët kombëtare janë të hapura dhe nuk pa probleme. Reshje dëbore pati në Korçë, Gjirokastër, Kukës, Tropojë e disa qytete të tjera të vendit. Strukturat e emergjencave civile të tre bashkive Kukës, Has dhe Tropojë njoftojnë se nuk janë regjistruar probleme të mëdha në këto zona. ARRSH sqaron se po punohet nga firmat kontraktore për pastrimin dhe mbajtjen në gatishmëri të rrugëve, si dhe është hedhur kripe në segmentet problematike.

Në Kukës: është e bllokuar rruga në drejtim të njësisë administrative Arrë. Rrugët në njësinë administrative Kalis dhe Grykë Çajë, janë të kalueshme por me vështirësi. Për rrugët e njësisë administrative, Zapod po punohet për hapjen e lidhjen e fshatrave ndërmjet tyre. Rruga Kukës-Shishtavec po pastrohet dhe hidhet krip nga mjetet e bashkisë Kukës.

Të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe në bashkitë Tropojë dhe Has.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet