Dëbora sot zbardh 90% të vendit

Temperaturat e ulëta dhë bora pritet që sot të zbardhin vendin. Temperaturat më të ulëta mund të shkojnë deri në -13, më të lartat 7 gradë. Ky parashikim mund të zgjasë të paktën të paktën deri në mes të janarit. Moti ka bllokuar dhe disa fshatra në Bulqizë të cilat janë izoluar nga dëbora. Në Dibër 9 fshatra janë nën dëborë, ashtu si dhe në Kalanë ë Dodës, Grykë Nokë, Zall Dardhë dhe Terrovë. Rruga Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme, pasi borëpastrueset kanë pastruar sasinë e botrës nga rruga. Në qarkun e Korçës akset nacionale janë të kalueshme pa zinxhirë, në fshatrat turistikë si Dardhë dhe Voskopojë dëbora ka arritur nga 15-40 cm dhe lëvizja mund të bëhet vetëm me zinxhirë. Ditën e sotme sinoptikanët kanë parashikuar që reshjet e borës të jenë prezente dhe në lartësinë 600 m.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet