Denaj-Sala, marrëveshje në mbrojtje të interesit të konsumatorëve në fushën e mediave audiovizive

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, (MFE) Anila Denaj nënshkroi sot në Tiranë, bashkë me kryetarin e Autoritetit të Medias Audiovizive, (AMA) Gentian Sala, marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet MFE dhe AMA për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të konsumatorëve në fushën e mediave audiovizive, gjatë praktikave tregtare të ofrimit të shërbimeve nga operatorët e fushës. Denaj tha se, “mbrojtja e konsumatorit është një ndër politikat më të rëndësishme të qeverisë dhe për të garantuar këtë, është detyrim i institucioneve shtetërore jo vetëm të hartojnë politika dhe akte ligjore, por ti bëjnë ato sa më funksionale dhe të zbatueshme”. Këtij qëllimi do t’i shërbejë dhe kjo marrëveshje, e cila i hap rrugë bashkëpunimit mes dy institucioneve tona përmes një platforme komunikimi transparente, në funksion të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm publik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet