I preu kokën nënës dhe e vari tek dera/ Sherri që solli krimin horror për një telefon?!

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja makabër që u shënuar ditën e sotme në Pogradec, ku një 44-vjeçar me probleme mendore ka masakruar me thikë nënë e tij në fshatin Buçimas. Grupi hetimor thotë se fillimisht autori e ka goditur me dru në kokë nënën e tij. Dyshimet e policisë janë qe autori ka përdorur një kosë bari për ti prerë kokën nënës.

Burime nga grupi hetimor thonë se edhe vetë autori ka pësuar dëmtime në pjesën e ballit. Autori nuk ka treguar se kush e ka goditur, ndërsa policia krahas dëmtimit ne kokë ka konstatuar edhe dëmtime te tjera ne trupin e autorit.

Olsi Çekiçi ishte përdorues u rregullt i lëndëve narkotike. Sipas burimeve spitalore në Pogradec mësohet se autori ishte i kartelizuar por nuk ka pranuar të marrë mjekime asnjëherë. Ai gjithashtu është rast i njohur nga policia si ushtrues i dhunës ndaj nënës së tij dhe për agresivitet në familje.

I divorcuar nga bashkëshortja, jetonte me nënën e tij dhe vajzën e tij 15-vjeçe. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai tjetër i Olsi Çekiçit, gjithashtu me probleme mendore. Autori i vrasjes, Olsi Çekiçi ka deklaruar në polici se nuk është penduar për veprën penale të kryer.

“Nuk pendohem. Kjo do të ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vëllain ja lë shtetit amanet”, ka thënë ai në deklaratë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet