Dhjetë vjet nga anëtarësimi në NATO, qielli shqiptar ngjyroset kuqezi

1 Prill 2009 - 1 Prill 2019. Plot 10 vjet nga anetarësimi në NATO. Për ta celebruar këtë ditë Ministria e mbrojtjes është kujdesur të organizojë një serë aktivitetesh të nivelit të lartë, seminare rajonale, stervitje kombëtare/rajonale, të përbashkëta me NATOn. Ky vit përkon dhe me drejtimin e pothuajse te gjitha nismave rajonale nga vendi ynë (A5- Adriatik – Charter; SEDM; RACVIAC). Ndër eventet më kryesore parashikohen të jenë aktivitetet e datave 28 – 29 Mars, “Shqipëria 10 vjet në NATO”, ku janë ftuar të marrin pjesë: Ministra të Mbrojtjes dhe Shefa Shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s; ambasadorë; atashe të akredituar në vendit tonë; parlamentarë; flamurtarë të vendeve anëtare të NATO etj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet