Dita Botërore e përkujtimit të viktimave të trafikut rrugor

20 nëntori është dita Botërore e Përkujtimit të viktimave të trafikut rrugor. Në kuadër të kësaj dite pritet të zhvidhohen një sërë aktivitetësh. Policia Rrugore ka bërë thirrje që të gjithë drejtuesit të ndalojnë automjetet e tyre për 1 minutë në orën 12.00 të ditës së sotme. Kjo do të bëhet në shenjë nderimi të viktimave të trafikut rrugor. Po në këtë ditë, punonjësit e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, do të mbajnë një shirit të zi, dhe 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidenteve rrugore.Fatkeqësisht numri i aksidenteve rrugore është i lartë. Shpesh nga pakujdesia e drejtuesve të automjeteve dhe herë të tjera si pasojë e përdorimit të alkolit nga këto të fundit. Policia Rrugore në të gjithë vendin ka planifikuar të zhvillojë një sërë veprimtarish sensibilizuese për ndërgjegjësimin e të gjithë përdoruesve të rrugës për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore. Ndryshimet e bëra këtë vit në kodin rrugor, duhet të minimizojnë aksidentet dhe të ulin numrin e viktimave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet