Dita e katërt e protestës, studentët largojnë protestuesit e Astirit. Protesta e tyre është politike

Në ditën e katërt të protestës studentët luftojnë ende për plotësimin e kërkesave të tyre. Studentë nga Universiteti i Tiranës, Politekniku, dhe nga Universiteti i Sporteve janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke kërkuar përgjysmim të tarifave të shkollimit, rritje të buxhetit për universitetet dhe kushte më të mira në konvikte. Ata nuk kanë pranuar t’u bashkohen në protestë banorët e “Astirit”, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe. Studentët e konsideruan protestën e banorëve politike, ndërkohë që këta të fundit u shprehën se janë aty kundër padrejtësive.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet