Filloi mësimi:
Policia largon pikat ambulante dhe parkimet afër shkollave

Në ditën e parë të shkollës ulen për herë të parë në banka rreth 33.000 nxënës të klasave të para, ndërsa mbi 490.000 fillojnë shkollën për sezonin e ri 2017-2018. Ndryshe nga herët e tjera ka munguar urimi i Ministres së arsimit Lindita Nikolla, e cila sapo është rikthyer në kabinetin e ri qeveritar. Policia ka marrë masa në ditën e parë të shkollës për të siguruar mbarëvajtjen e proçesit. Blutë do të jenë prezent afër shkollave dhe institucioneve të tjera të arsimit, sidomos në orarët e pikut të lëvizjeve.Policia rrugore gjithashtu do të kufizojë parkimet, qendrimet apo lëvizjet e dëndura të automjeteve në rrugët pranë shkollave. Po ashtu do të mbyllen lokalet e tregtisë, apo pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pike alkoolike, produkte ushqimore te skaduara apo në ndonjë rast dhe lënde narkotike. Kjo ka bërë që rreth tyre të grumbullohen dhe persona me precedentë penalë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet