Dokumentet biometrike në Selanik. Ja shqiptarët që mund të shkojnë t’i tërheqin

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik ka bërë me dije se kanë mbërritur dokumentet bimoetrike dhe u bën thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe t’i tërheqin. Bëhet me dije se pasaportat kanë dalë deri më 10 korrik, domethënë mund të shkojnë të tërheqin dokumentet personat që kanë aplikuar deri më 10 korrik.

Nga konsullata kërkohet gjithashtu që të merren masat kundër Covid-19 përpara se qytetarët të shkojnë për të tërhequr dokumentat.

NJOFTIM PER TERHEQJEN E DOKUMENTAVE BIOMETRIKE:

"Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Selanik ju njofton se kanë mbërritur të gjitha Pasaportat dhe Kartat ID deri më datë 10 Korrik 2020. Shpërndarja e tyre do të bëhet çdo ditë:

➢ Ditën e hënë deri të enjten nga ora 09:00 deri 16.00.

➢ Ditën e premte nga ora 9.00 deri 14:00 si dhe

➢ Me Kurier, dërgoni kuponin e pasaportës tuaj në adresën e konsullatës: Alvaniko Prokseneio, Tsimiski 43, TK 54624, Thessaloniki )

Në kuadrin e masave dhe kufizimeve që janë në fuqi në shtetin grek lutemi dhe kërkojmë korrektësinë maksimale gjatë paraqitjes në Konsullatë duke mos krijuar konfuzion dhe duke respektuar rregullat e përcaktuara:

1.Të merrni masa mbrojtëse gjatë rrugës dhe në Konsullatë-Maska dhe doreza:

2. Të ruani distancën dhe mos krijoni konfuzion

Paraqitja në Konsullatë për tërheqjen e Pasaportave dhe Kartave ID do të bëhet e detyrueshme sipas rendit alfabetik të mbiemrit dhe ditëve sipas rendit të mëposhtëm:

➢ Ditë e Hënë

Qytetarët me mbiemrin nga “A, B, C, Ç, D, DH ”

➢ Ditë e Martë

Qytetarët me mbiemrin nga “E, F, G, GJ, H, I, J”

➢ Ditë e Mërkurë

Qytetarët me mbiemrin nga “K, L, LL, M, N, NJ”

➢ Ditë e Enjte

Qytetarët me mbiemrin nga “O, P, Q, R, RR, S, SH”

➢ Ditë e Premte

Qytetarët me mbiemrin “T, TH, U, V, X, XH, Y, Z, ZH”

THEKSOJMË SE PASAPORTAT KANË DALË DERI NË DATËN 10 KORRIK".

Faleminderit

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet