Dorëhiqet, ish-anëtari i Kushtetueses i shpëton vetingut

Ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj nuk do ti nënshtrohet vetingut. Ai dha dorëheqjen dy javë më parë dhe kërkoi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që procesi i rivlerësimit për të të ndërpritej. Kështu KPK vendosi që Imeraj mos ti nënshtrohet vetingut. Trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), pasi mori dijeni për vendimin lënien e detyrës së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për të. Tashmë numri i trupës së Gjykatës Kushtetuese shkon në 6. Dorëheqja e Imeraj u pasua edhe nga ajo e ish kryeprokurorit Llalla. Ky veprim i këtij të fundit është interpretuar si një lëvizje për t’iu shmangur vetingut. Nëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendos që procesi i rivlerësimit të ndërpritet për çdo kënd që jep dorëheqjen, atëherë do të kemi në një pak kohë shumë të “tërhequr nga gara e vetingut”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Pietro Bujari   e Martë 13 Shkurt, 2018

    Bravo dmth keni vjedhur deri sot dhe tani le punen dhe Sma asnje pergjegjsi hajde shtet hajde