Dosja 184 shkon në Dibër, priten arrestime

Prokuroria e përgjithshme ka dërguar dosjen e përgjimeve në Prokurorinë e Dibrës, pas ankesës së bërë nga kjo e fundit për moskompetencë. Dosja 184, e njohur gjerësisht si dosja e vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale të 2016ës, shkaktoi debate në opinionin publik disa muaj më parë, pas përgjimeve të publikuara nga media gjermane “Bild”, ku rezultonin të përfshirë zyrtarë të lartë.

Proçedimi penal nr.184/2016 është rregjistruar për 'shpërdorim detyre', 'dhënie e shpërblimeve dhe premtimeve', 'kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje' dhe 'grup i strukturuar kriminal'. Akuza e fundit u bë e pavlefshme, duke u kthyer në 'bashkëpunim të thjeshtë'. Kjo ishte arsyeja pse dosja famëkeqe u kthye në Dibër.

Në përgjimet e publikuara del emri i kryeministrit Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri, ish-deputeti Pjerin Ndreu, ish-deputeti Artan Gaçi, drejtor në ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, shefi i komisariatit numër pesë në Kamëz, Sali Skura si dhe drejtori i zyrës arsimore të Dibrës, Drini Gjeçi. Hetimet për dosjen 184 kanë nisur në vitin 2016, pas akuzave publike të bëra nga opozita për vjedhjen e votave gjatë përsëritjes së procesit zgjedhor në Dibër. Kujtojmë se pas një skandali seksual, dha dorëheqjen drejtuesi i bashkisë në atë kohë, Shukri Xhelili.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet