Dosja Balili: seanca sot në orën 14:00

I kërkuari numër 1 i Drejtësisë shqiptare Klement Balili del sot para trupit gjykues në Gjykatën e krimeve të rënda. Seanca fillon në orën 14:00. Ndaj tij rëndojnë katër akuza: mbi të gjitha ajo e trafikut të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”. Klement Balili u dorëzua para dy ditësh në mëngjes në polici pas mbi dy vitesh në arrati.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet