Dosja ''Hajdari'', 42 emra kishin dijeni rreth ngjarjes

Apeli do të rihapë dosjen e vrasjes së ish deputetit të PDsë Azem Hajdari. I dënuar me 25 vite heqje lirie, ish truproja e Sali Berishës Izet Haxhia do të dëshmojë para togave të zeza, dhe dëshmitar pritet të jetë dhe ish kryeministri Sali Berisha. Treshja e gjykatësve Dhimitër Lara, Sokol Binaj dhe Nure Dreni pasi dëgjoi për herë të fundit pretendimet e Izet Haxhisë dhe qëndrimin e prokurores së çështjes, Fatjona Memçaj, vendosi ta rikthejë çështjen tek Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës. Ky rigjykim do të sjellë edhe përballjen e parë të Izet Haxhisë me Sali Berishën.

Ish-kryeministri është akuzuesi më i madh i Haxhisë. Por Izet Haxhia kërkon ballafaqim me Berishën në sallën e gjykatës, ku pretendon të japë fakte dhe argumente që provojnë se ish-kryeministri është fajtor për vrasjen e Hajdarit. Për këtë arsye, i pari që do të thirret në bankën e dëshmitarëve për të dhënë sqarime për atentatin ndaj ish-deputetit demokrat do të jetë Berisha. Diçka të tillë e pohoi dje edhe vetë avokati mbrojtës i Haxhisë, Bashkim Nikolla në një prononcim mediatik.

Janë gjithsej 42 emra të tjerë që do të thirren për të dëshmuar. si ish-kryeministri Fatos Nano, gazetarët Ylli Rakipi dhe Alfred Peza, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, demokratët Genc Pollo, Jemin Gjana dhe Jozefina Topalli, por edhe ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, por edhe Sali Lusha, Fisnik Sina, Zenel Neza, Mentor Daja, Sami Sula, Erli Murati, Genci Pepo, Kujtim Yzo, Pëllumbesh Gjoni, Marjan Gryka, Guxim Biberaj, Agim Logu, Jaho Mulosmani, Ismet Haxhia, Isamedin Haxhia, Genci Burimi, Majlinda Popoviç, Dhurata Sina, Arben Rakipi, Agim Selimi, Shkëlzen Lushaj, Lad Mustafa, Ilir Cano, Elvis Gjeci, Afrim Krasniqi, Dem Dollapi, Cek Prozhlloni, Nehat Kulla, Astrit Muldaka, Spartak Poçi, Vili Minarolli, Shkëlzen Susha, Lad Mustafa dhe Besim Ymaj. Të gjithë këta emra janë personazhe që kanë dijeni për ngjarjen dhe mund të japin informacione shumë të volitshme për zbardhjen e plotë të asaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet