Dosja e biznesmenit Orest Sota transferohet në Elbasan

Tjetër dosje e bujshme është transferuar nga Krimet e rënda tek Prokuroria e Elbasanit. Bëhet fjalë për dosjen e biznesmenit Orest Sota, e cila është trasferuar në prokurorinë e Elbasanit. Sipas Neës 24 nga prokuroria për Krime të Rënda konfirmuan faktin se ky institucion ka shpallur moskompetencën për hetimin, me argumentin se veprat penale, nuk janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Hetimet e mëtejshme për Orest Sotën do të vijohen nga prokuroria e Elbasanit, me akuzat e “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së të ardhurave”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet