''Drejtësi pa vonesa'' Ja si u rrit efiçensa e seancave gjyqësore

Për një drejtësi pa vonesa. Rezultatet e para të këtij projekti, që shënoi një vit nga fillimi i tij, inicuar nga OSBE dhe USAID, janë pozitive. Për publikun kjo përkthehet si përmirësim i efikasitetit të seancave gjyqësore. Gjykata ka ulur numrin e seancave joproduktive nga 40 në 8 për qind në çështjet civile dhe nga 38 në 23 për qind në çështjet penale. Këto rezultate u arritën falë menaxhimit aktiv të çështjeve nga gjykatësit dhe personeli i gjykatës, me gjithë shtrëngesat infrastrukturore dhe pa asnjë ndryshim ligjor apo pajisje a buxhet shtesë. “Për një drejtësi pa vonesa” filloi si projekt pilot në gjykatën e Krujës, në shkurt 2014 dhe u përqafua shpejt edhe nga gjykatat e Korçës, Pukës dhe Tropojës. Prezenca e OSBE-së dhe Projekti i USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) e krijuan këtë projekt pasi një studim i kryer nga Prezenca tregoi se rreth gjysma e seancave në gjykatat shqiptare ishin joproduktive – nuk paraqitej asnjë argument, nuk qarkullohej asnjë dokument, nuk merrej asnjë provë dhe nuk bëhej asnjë kërkesë. Projekti mori mbështetjen e fortë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet