Të njëjtat shkelje me paraardhësin. 70 milionë Lekë dëm shtetit, pezullohet drejtoresha e spitalit Ardjona Frashëri

Drejtoresha e Spitalit rajonal të Durrësit, Ardjola Frashëri u pezulluanga detyra pasi Kontrolli i lartë i shtetit gjeti parregullsi gjatë një auditimi. Prokuroria dyshon se ka konsumuar elementë të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë në tendera”. Nën hetim është edhe paraardhësi i saj Taulant Baku. Kërkesa ka qenë e Prokurorisë së Durrësit dhe vendimi i masës ndaluese u bë nga gjykata. Kërkesa i ka shkuar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Në dy vjet, 2013-2015 KLSH llogariti dëm ekonomik në rreth 70 milionë Lekë. “Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se, në të paktën 23 raste, drejtoresha Frashëri, si edhe ish-drejtori Taulant Baku, i cili gjithashtu është nën hetim, kanë urdhëruar kryerjen e prokurimit publik me procedurën e “Negociimit pa njoftim paraprak”. Kjo proçedurë aplikohet vetëm në raste emergjente, dhe sipas kontrolleve nuk ka patur asnjë nevojë për emergjencë. Për ish-drejtorin Taulant Baku, nuk është kërkuar masë pezulluese, pasi ai nuk është në funksion publik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet