Hapet ''gropa'' në shëndetësi: në Vjeshtë administrata e re, largohen ''të pabindurit''

Pas 72 orësh, pjesa më e madhe e drejtorëve të spitaleve në Shqipëri kanë dorëzuar dorëheqjet pranë zv.Ministres së shëndetësisë Mira Rakacolli. Kryeministri Rama në një takim që kishte patur tre ditë më parë i kishte cilësuar ata (drejtorët) si përgjegjësit kryesor për situatën e rënduar të spitaleve në vend. Dhe pse një pjesë e tyre i kishte rezistuar kësaj kërkese ekstreme të kryeministrit dje kanë dorëzuar dorëheqjet, dhjetë drejtorë, ndër të cilët: drejtoresha e spitalit të Kukësit Hasije Zeneli, mirditës Lek Reçi, përmetit Elda Cullufi, gramshit Qemal Zani, durrësit Viola Cikalleshi, pogradecit Genti Cala, beratit Idlir Frasheri, fierit Bunilda Cami, dibrës Beqir Bici, lushnjes Ramazan Doko. Në Vjeshtë sistemi i shëndetësisë do të futet në një periudhë reformimi, çfarë nënkupton hapjen e konkurseve për pozicionet drejtuese. Reforma e sistemit të shëndetësisë nënkuptonte dhe mbështetjen financiare për specialistët që angazhohen jashtë tiranës, autonominë spitalore dhe mekanizma të reja shërbimi përmes partneritetit publik-privat.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet