Drejtori i menaxhimit të krizave në BE së shpejti në Tiranë

Komisioneri Europian për menaxhimin e krizave Janez Lenarčič do të mbërrijë në Shqipëri të mërkurën për të monitoruar nga afër situatën e krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Sapo pata një telefonatë me kryeministrin shqiptar Edi Rama i cili më tregoi për situatën e vështirë pas tërmetit. Kam shumë respekt për popullin shqiptar që ka qëndruar i qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata të dinë që BE është në anën e tyre me dhembshuri dhe me veprim. Janez Lenarčič do të udhëtojë për në Shqipëri të mërkurën. Unë i kam kërkuar atij që të më mbajë të informuar nga afër për situatën.”, shkruan ajo në Twitter.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet