Drejtori i transportit të Sarandës kaloi kamionin me drogë në 2016

Mediat greke kanë zbuluar fakte të reja të cilat e lidhin drejtorin e transporteve të Srandës me një grup kriminal të trafikut të lëndëve narkotike. Ky grup është i shtrirë në disa vende europiane si Belgjikë, Holandë, Bullgari Itali, Spanjë dhe Greqi. Gazeta greke ‘Kathimerini’, shkruan se hetimet për këtë grup nisën pas informacioneve nga policia bullgare, sipas së cilës policia italiane kishte nisur një hetim për trafik ndërkombëtar të drogës ku ishte i përfshirë edhe shteti helen.

Që nga 2013, italianët kanë sekuestruar sasira të mëdha lëndësh narkotike. Ndërkohë një agjent i antidrogës greke zbulon për mediat se rolin kryesor në grup e kishte 50 vjeçari shqiuptar Dhimitër.P, baues në Belgjikë. Ai përdor pseudonimin Valter, zotëron shtëpi në Tiranë e Athinë, si dhe ka të depozituara në banka në Greqi, Shqipëri dhe Belgjikë, shuma të konsiderueshme parash deri në 460.000 euro.

Pjesë drejtuese e grupit sipas ‘Kathimerini’, është edhe 44 vjeçari shqiptar Klement Balili, ndaj të cilit u lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar. Në mars të 2016 Balili arriti të organizonte kalimin e një kamioni me drogë nga Shqipëria, i cili kishte si destinacion Europën perëndimore. Nga bashkëbisedimet e tij, ai shfaqet si personi përgjegjës për transportin e hashashit me skafe nga Shqipëria në ishujt e Jonit dhe më pas në Europën qëndore e perëndimore.

Një nga zbulimet më interesante të hetimit, është që pjesëtarët e grupit përdornin një zyrë turistike në Athinë, për të transportuar dhe shkëmbyer mes tyre sasitë e mëdha të parave. Në 2016 Grqia ka kërkuar asistencë gjyqësore nga Eurojust për goditjen e këtij trafiku, ndërkohë që në 2015 është realizuar edhe një takim me palën shqiptare.

Pas këtyre ngjarjeve, Drejtori i transporteve të Srandës Klement Balili, ka dhënë dorëheqjen për ti hapur rrugë hetimeve të policisë shqiptare. Ai gjithashtu ju përgjigj akuzave të Partisë demokratike duke i cilësuar ato si politike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet