Droga në parcela: Policia, dëshmia e italianëve ''e patjetërsueshme''

Në dy fluturimet e fundit të Guardia di Finanza nuk janë gjetur parcela të mbjella me cannabis, bën të ditur Policia e shtetit gjatë një takimi me drejtues të lartë të Policisë, duke i quajtur këto: "dëshmi të pakundërshtueshme". Të dhënat u bënë me dije gjatë një takimi që Drejtori i Policisë së shtetit Haki Çako, së bashku me Drejtorin e përgjithshëm për sigurinë publike Altin Qato dhe drejtues të tjerë të Policisë patën me me oficerët Ndërlidhës Policorë të atashuar në vendin tonë. Rezultatet tregojnë për një angazhim total të Policisë së shtetit, për një kontroll shumë herë më të mirë, për një rritje rreth 5 herë më shumë të operacioneve në terren, raportoi Qato. Koordinatorët i Policisë së Shtetit për misionin e fluturimeve bëri një prezantim të detajuar në lidhje me masat dhe zbatimin e misionit të fluturimeve për zbulimin e parcelave me cannabis.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet