Marijuanë në avionin nga Shqipëria. Trafikantët i shmangeshin kontrolleve

Rreth 80 kilogramë drogë iu gjet brenda një avioni që vinte nga Shqipëria. Katër në pranga, nuk publikohen emra

TORINO - Një avion supër i lehtë, është sekuestruar sot nga financa italiane, me 80 kg lëndë narkotike. Avioni vinte nga Shqipëria. Katër në pranga. Policia italiane tha të arrestuarit ishin anëtarë të një bande kriminale që merrej me trafik droge nga Shqipëria në Itali. Droga u gjet në sediljen e pasagjerit. Avioni mund t'i shmangej kontrollit doganor. Emrat e personave të arrestuar nuk janë bërë publik. Avioni i sekuestruar ndodhet në aeroportin turistik të Gattinara, rajoni i Piementes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet