Duhesh edhe ti, thotë Veliaj

''Organizo miqtë dhe na jep një dorë në lagjen tënde në 4 Shtator me aksionin e pastrimit. Shkarko aplikacionin dhe raporto plehrat në lagjen tënde''

TIRANE - "Mbajmë pastër, raportoi plehrat"është aplikacioni i ri i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një postimi në Facebook, Veliaj i bëri sërish thirrje banorëve të kryeqytetit që t’i bashkohen nismës për pastrimin e qytetit më 4 shtator. "Duhesh edhe ti. Organizo miqtë dhe na jep një dorë në lagjen tënde në 4 Shtator me aksionin e pastrimit. Shkarko aplikacionin dhe raporto plehrat në lagjen tënde" shkruan Veliaj. Ndërkohë, në dispozicion të qytetarëve është <a href=' http://www.trashout.me/mobile-app?hl=en 'target='_blank'>aplikacion</a>. Dy javë më parë, në mbledhjen e këshillit bashkiak të 5 gushtit, kryetari i bashkisë njoftoi për zhvillimin më 4 shtator të një aksioni të madh vullnetar për pastrimin e qytetit, nga ku ftoi të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet