Durrës, moti i keq pezullohet lundrimi, përmbytje në disa zona

Siç ishte paralajmëruar edhe më herët, moti i keq ka pushtuar gjithë vendin. Reshjet e shiu dhe erërat e forta kanë pezulluar aktivitetin në sektorin e ngarkim-shkarkimit, në portin e Durrësit. Kapiteni i Përgjithshëm i Kapitenerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulët e të mesëm dhe gjithë sektorit të peshkimit. Tragetet pritet të mbërrijnë 6-7 orë me vonesë. Si pasojë e reshjeve të mëdha ë shiut në disa zona ka patut përmbytje duke çuar në krijimin e trafikut për shkak të vështirësisë në qarkullim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet