Durrësi, një nga qytet portet me shumë pak vepra penale në fushën e kontrabandës

Sikurse ishte paralajmëruar që prokurorja e përgjithshme Arta Marku do të vizitonte çdo prokurori në çdo qark, ashtu edhe po ndodh. Pas qytetit të Shkodrës që hapi këtë ‘tur’ më pas Elbasanit, tanimë radhën e kishte qyteti i Durrësit. Marku vizitoi prokurorinë e këtij qyteti për të analizuar punën një vjeçare të kesaj prokurorie. Mirëpo vlerësimet e saj ndaj kësaj prokurorie nuk qenë aq të shumta sa kritikat. Kryeprokurorja ka vënë në pah një fakt vërtet të rëndësishëm. Durrësi është port qyteti me më pak vepra penale në fushën e kontrabandës. Jo se vërtë nuk ka kontabandë por ka diçka tjetër që e pengon këtë proces për ti shkuar deri në fund. Kështu një ndër porositë e saj për prokurorët ishte edhe që hetimet të jenë të hollësishme dhe nuk duhet të ndalen vetëm në veprën penale korruptive, por të vijojë më tej. Gjithashtu Marku theksoi se duhet të mbahet qëndrim i ashpër në masat e dënimit për vepra penale me rrezikshmeri të theksuar shoqerore si dhe ndaj veprave penale sensitive për shoqërinë.“Konstatohet se ka një ulje të veprave penale kundër jetës, por ka një rritje të agresivitetit nga grupet kriminale në kryerjen e këtyre veprave penale. Kjo vjen nga mosndëshkimi, apo ndëshkimi i lehte dhe jo proporcional me krimin e kryer dhe rrezikshmërinë e autorit”, theksoi kryeprokurorja.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet