Dy gjyqtarë i shpëtojnë vetingu, dalin në pension

Komisioni i pavarur i kualifikimit ndërpreu proçesin e vettingut për gjyqtarët Zamir Poda dhe Fiqirete Mullaj, të cilëve i ka mbarur statusi i magjistratit. Sipas KPK-së, për gjyqtarin Zamir Poda, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit me 15 maj 2017, ndërsa për Fiqirete Mullajin ky vendim është marrë nga KLD me 1 janar 2018. Mullaji dhe Poda i shtohen listës së gjyqtarëve dhe prokurorëve për të cilët është ndërprerë procesi i vetingut për shkak të dorëheqjes apo daljes në pension.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet