Maqedonia i hap dyert refugjatëve (update)

Fëmijë, gra dhe të moshuar kanë marrë ndihmën e parë nga autoritetet. Refugjatët do të transportohen drejt serbisë dhe hungarisë. Shkupi kërkon ndihmë

(12:04) Maqedonia ka hapur pjesërisht dyert për refugjatët që vijnë nga Greqia për në Europë. Së pari gratë, fëmijët dhe të moshuarit. Autoritetet maqedone kanë kërkuar ndihmë nga vendet përreth për vagona shtesë. Maqedonia është kalim i detyrueshëm për në Europë. Pas Maqedonisë, nëpër Serbi refugjatët do të kalojnë në Hungari e cili ka rritur barrierat në kufi.

IDOMENI - Rreth 2000 refugjatë sirianë që po tentojnë të hynë në europën lindore, e kanë kaluar natën jashtë nën shi, në një zonë mes greqisë dhe maqedonisë, nën kontrollin e policisë, ndërsa me qindra të tjerë vazhdojnë të vinë akoma. Pjesa më e madhe e ka kaluar natën jashtë, disa të tjerë brenda çadrave, në një tokë që nuk i përket askujt, mes fshatit grek Idomeni dhe qytetit maqedon Gevgelija.

Një erë e fortë tymi, njerëz që kërkojnë të gjejnë ushqim nëpër kosha plehrash, një shikim i drejtpërdrejtë në kufi ku forcat e sigurisë ndodhen atje që prej ditës së Enjte. Maqedonia ka dekretuar gjendjen e jashtëzakonshme për të penguar fluksin e lartë të refugjatëve.

Gjate natës, megjithë të qarat e fëmijëve, policia ka dyfishuar telat dhe ka shtyrë turmën që thërriste "na ndihmoni!" jashtë kufinjve. Shumë prej tyre nuk mbroheshin dot nga shiu. Një nene kishte humbur të bijën dhe ulërinte gjatë gjithë natës.

Me qindra emigrantë të tjerë, vinin me kamiona nga porti grek i Selanikut, për të vazhduar drejt kufirit. Policët maqedonë kanë hedhur gaz lotsjellës të Premten, në tentativë për të mos i lënë emigrantët t'i afrohen kufirit. Tetë persona janë plagosur lehtë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet