''Sokrati mund të mos jetë vrasësi i vajzës time''

Babi i 29 vjeçares Jonida Çanaku, e cila u gjet e vrarë në një apartament në Golem ka dyshime për autorin e vrasjes së saj. Sipas tij, policia nuk i ka treguar asgjë rreth hetimeve, ndërkohë doktorri i morgut nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me shkaqet e vdekjes së vajzës së tij, madje nuk i shtë lejuar as që të identifikojë kufomën. Për Sefedin Çanakun, vrasja e vajzës së tij mbart shumë mister dhe dyshojnë se Sokrati nuk është vrasësi i saj. Babai i 29 vjeçares kërkon nga policia të hetojë personat që vinin dhe e merrnin Jonidën me makinë me porosi të Sokrat Shanit, në veçanti atë që e mori të shtunën në mbrëmje.. Që prej asaj nate, Çanaku shprehet se nuk e ka parë më vajzën e as nuk ka komunikuar me të, pasi kishte ndërruar numër.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet