Dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën. Gjykata le në burg 26-vjeçaren

26-vjeçares Adjola Lakra i është komunikuar këë të hënë masa e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Ajo dyshohet se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën, i cili u ekzekutua më 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Në sallën e gjyqit, Lakra ka dëshmuar se në pallatin ku jetonte kishte një parukeri edhe e ëma e Sebastjan Malin, edhe ky i arrestuar për vrasjen e biznesmenit. Ajo e frekuentonte shpesh parukerinë, aty ku filloi edhe njohja me Malin, duke krijuar më pak një lidhje me të.

Për Hekuran Billën, 26-vjeçarja deklaroi se 40-vjeçari i kishte dërguar kërkesë për miqësi në rrjetin social “Instagram” dhe më pas ka filluar njohjen, pas ndarjes nga Malin. Billa dhe Lakro takoheshin shpesh në zonën pranë Komunës së Parisit, aty dhe ku ndodhi edhe atentati.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet