E mitura shpëtohet nga kthetrat e trafikantëve, policia arreston shtatë

Pas finalizimit të operacionit të koduar "Zereci", i ndjekur me metoda speciale hetimi, blutë arrestuan shtatë persona të akuzuar për "tentativë trafikimi i të miturve" dhe "kultimin droge". Të arrestuarit në flagrancë janë shtatë, të konsideruar si persona më rrezikshmëri të lartë shoqërore, dhe të dënuar më parë në Greqi. U shpall në kërkim një tjetër. Gjatë operacionit u sekuestruan dhe disa armë zjarri, municionë luftarake, granata dore, vlera monetare, bimë narkotike, armë, granata dore. Proçedimi penal nisi dy muaj më parë, nga Komisariati i policisë Maliq (Korçë), në bashkëpunim më prokurorinë e shkallës së parë, Drejtorinë e forcës së posaçme operacionale në DPPSh dhe Sektorin për rendin e policimin në komunitet.

Të arrestuarit janë:

R.L, 33 vjeç, banues në Drithas, Maliq, (i dënuar më parë në Greqi për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja me armë”, vepra penale këto të kryera në kuadrin e organizatës kriminale);

M.F, 37 vjeç, banues në Kakaç, Maliq;

E.B, 34 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec;

R.M, 29 vjeçe, banuese në Kakaç, Maliq;

E.K, 26 vjeç, banues në Zerec, Maliq;

O.M, 39 vjeç, banues në Zerec, Maliq;

Ç.F, 36 vjeç, banues në Kakaç, Maliq (i dënuar më parë për vjedhje) për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

• L.P, 28 vjeç, banues në Shelcan, Elbasan;

Gjithashtu shtetasit R.L, M.F, E.K dhe O.M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë të dyshuara Cannabis Sativa, në territorin e fshatit Zerec, Maliq, të cilat u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës material. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar gjithashtu, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë e ftohtë (thikë) e ngjashme me ato të Forcave të Ushtrisë, 2 granata dore ofensive dhe difensive, një sasi fishekësh luftarakë, lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një sasi lekësh, dollarësh dhe eurosh, si edhe një automjet tip “Benz”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet