Ecuria e integrimit në BE, hapa të mëdha me Reformën në Drejtësi

Qeveria shqiptare i ka dorëzuar Kuvendit raportin për ecurinë e vendit në Bashkimin Europian. Në këtë raport thuhet se vendi ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit dhe se nuk do të vonojnë as çeljet e negociatave. Çelësi sipas qeverisë është Reforma në Drejtësi, ndër reformat më të vlefshme që është marrë ndonjherë për Shqipërinë.

"Një hap kyç në këtë drejtim është Reforma në Drejtësi, e cila është një nga reformat më të thella që është ndërmarrë ndonjëherë në vendet kandidate për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ecja e shpejtë në plotësimin e hapave të Reformës në Drejtësi, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, plotësimi i Reformës në Drejtësi me masa shtesë si vettingu i trupës policore, janë vendimtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit".

Një pikë tjetër që përmendet në raport është puna ndaj trafikut dhe krimit të organizuar. "Në luftën kundër kultivimit të narkotikëve, në periudhën shtator 2016 - shtator 2017, në krahashim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm u shënua një rrite masive prej 73.459 kg në sasinë e marinës të sekuestruar. Lufta kundër kultivimit të kanabisit vijon me një ritëm të qëndrueshëm, me asgjesimin e 933.014 bimëve narkotike në 2754 parcela, në periudhën shtatir 2016- shtator 2017 krhahasuar me të njëjtën periudhë."

Nga ana tjetër në raport thuhet se qeveria është e përkushtuar për të bërë çdo përpjekje për të siguruar një dialog kontruktiv me opozitën. "Shumica qeverisëse është e përkushtuar për të bërë çdo përpjekje për të siguruar një dialog politik konstruktiv dhe për të ecur më tej mbi bazat e konsensusit politik që ekziston sa i përket integrimit evropian, në mënyrë që të vijojë ndjekjen e axhendës së reformave në një frymë kompromisi dhe bashkëpunimi. Shprehje e qartë e këtij përkushtimi ishte marrëveshja e 18 majit 2017, e cila i dha fund bojkotit të Parlamentit nga opozita dhe përmirësoi klimën politike. Marrëveshja kontribuoi në zhvillimin e qetë të zgjedhjeve parlamentare në qershor 2017, me një proces elektoral gjithëpërfshirës dhe një fushatë më pak të polarizuar."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet