Edi Rama do të vizitojë Athinën më 15 dhe 16 shtator. Zbulohet agjenda paraprake

"Kryeministri Edi Rama, pritet të vizitojë Athinën në datën 15 dhe 16 shtator". Lajmi bëhet publik prej qeverisë greke, e cila konfirmoi pjesëmarrjen e zotit Rama në cilësinë e kreut të OSBE në takimin që do të mbahet ne Grand Resort Lagonisi të Athinës.

Rama pritet të mbërrijë në Athinë pasditen e datës 15 shtator dhe do të largohet pasditen e datës 16 shtator.

Burime qeveritare greke thanë se ende nuk kanë një axhendë te detajuar të kryeministrit shqiptar,por është e sigurt që kryeministri shqiptar pritet të ketë takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, ministrin e jashtëm Nikos Dendias si dhe me eksponentë të rëndësishëm të politikës vendase dhe asaj ndërkombëtare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet