Edmond Sufja dhe Astrit Limani nën shënjestrën e OFL-së. Duhet të plotësojnë formularin e pasurisë

Dy shtetas nga Lezha me precedente penal janë objektivat e radhës të OFL-së.Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar që Edmond Sufja dhe Astrit Limani, të plotësojnë formularin e vetedeklarimit për pasurine e tyre.

Të dy këtag shtetas rezultojnë të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet