Alarmante, dëshmitë: mjekët nuk u ngjitën në pallat: zjarrëfikësit pa ujë për 30 min: prindërit u transportuan me furgon mallrash në spital

Dëshmitë e banorëve, që panë me sytë e tyre dje tragjedinë e komshiut Amarildo Nezha, dhe si mungesa e sigurisë brenda shtëpive sjell vdekjen e të dashurve, ngre nivelin e alarmit për shërbimin publik. Qytetarët ende përballen me problematika të rënda. Dëshmitë, flasin për një vonesë prej 30 minutash të shërbimit të ambulancës dhe zjarrëfikësave dje; bllokimit të zorrës së ujit: dhe oponencës së mjekëve për tu ngjitur në katin e shtatë të pallatit për shkak se zjarrëfikësit nuk kishin vënë nën kontroll situatën. Një kaos i vërtetë. Banorët thonë se ka patur probleme me transportin. Prindërit u transportuan me furgon mallrash, kishin thënë në dëshmitë e tyre, që u raportuan sot nga media. Policia është e sigurt se shkak i kësaj tragjedie ka qenë bombola e gazit e vendosur në ballkonin ku ndodhej dhe vogëlushi 4 vjeç, trupi i të cilit është gjetur poshtë rrënojave të tij. Babai dhe nëna nuk kanë mundur ta shpëtojnë dhe nuk dihet nëse do të kishte patur ndonjë fill shprese për të, nëse zjarrëfikësit do të kishin ndërhyrë në kohë. Bombolat e gazit, kanë qenë jo pak herë shkak i tragjedive të tilla. I fundit ndodhi para pak ditësh në Pogradec, çfarë tregon se kontrolli apo puna për rritjen e standartit të jetës dhe mirëqënies është ende në nivele anormale krahasuar me vendet e BEsë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet