Ekspertët e shëndetit publik kërkojnë përfshirjen e 3 vaksinave të reja

Ekspertët e shëndetit rekomandojnë përfshirjen në kalendarin e vaksinave, edhe 3 vaksinat e reja për të rritur imunitetin tek fëmijët në kohën e stinës së verës, kur ka edhe shtim të viruesve të reja. Sipas Institutit të Shëndetit Publik sugjerohet futja në kalendar e vaksinave të varicelës, gripit dhe rotavirusit. Këto vaksina do të parandalonin sëmundje si lia e dhenëve, meningiti dhe diarreja.

Aktualisht këto vaksina gjenden në tregun farmaceutik por nuk përfshihen në kalendarin e vaksinimit falas për fëmijët. Kalendari i vaksinave në Shqipëri, sipas ekspertëve të ISHP parandalon 10 sëmundje si: tuberkulozi, fruthi, rubelola, shytat dhe hepatitet. Akutalisht këto vaksina injektohen tek fëmijët e sapo lindur e deri mbi 1 vjeç. Për shkak se vitet e fundit ka një shtim të viruesve të reja në qarkullim në vendet të tjera të botës, ku as Shqipëria nuk mund të bëj përjashtim, autoritet shëndetësore rekomandojnë që në kalendarin e vaksinimit të përfshihen vaksina të reja si ajo e rotavirusit për mbrojtjen nga diarreja, varicela për mbrojtjen nga sëmundja e lisë së dhenëve dhe vaksia antigrip.

“Ne po synojmë të fusim edhe vaksina të tjera dhe për futjen e një vaksine punohet 2 ose 3 vite përpara. Këto vaksina që ne ende nuk i kemi future,këto mund të quhen si vaksina shtesë, siç mund të jetë ajo e rotavirusit apo e variçelës e meligonkokut në raste të rralla kur udhëtohet pasi për Shqipërinë nuk shihet siprioritet, apo vaksina e gripit”, ka deklaruar Erida Nelaj drejtoresh e ISHP.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet