Ekspertiza zbulon shenja dhune dhe djegie në trupin e Pëllumb Marnikollajt

Ekspertët mjeko ligjorë në Tiranë kanë konfirmuar dyshimet e familjes së Pëllumb Marnikollajt, se ndaj tij është ushtruar dhunë. Pas verifikimeve të imtësishme nga mjekët shqiptarë, është vërejtur se shqiptari është torturuar në burgun ‘Ano Patsia’ në Athinë. Në trupin e tij janë konstatuar djegie nga cigarja, gjithashtu ka edhe nxirje në pjesë të ndryshme, për shkak të goditjeve. Mbi këto të dhëna, po pregatitet edhe raporti përfundimtar, i cili do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 28 vjeçarit. Ky raport do t’i dorëzohet policisë së Lezhës, e cila ka nisur një hetim pas kallëzimit të familjarëve të Marnikollajt. Ekspertët mjeko ligjorë e patën të vështirë, pasi i riu kishte mbi 10 ditë që kishte ndërruar jetë, në momentin kur trupi u transportua nga Athina për në morgun e Tiranës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet