Masakër në Elbasan: pazaret e drogës, 3 viktima. Mbërrin RENEA dhe Drejtori Ardit Veliu

Tre veta janë qëlluar me armë zjarri dje në Elbasan (ora 21:15 min), në kohën kur makinës së tyre iu zu pritë. Ndër viktimat dhe një shtetas turk, Erdal Durunay, 51. Dy viktima e tjera janë kushurinj Endrit Alibej, 34, dhe Arben Dylgjeri, 56. Ngjarja ndodhi në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh. Tre personat kanë qenë në një makinë Range Rover me targa rumune dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre që ndodheshin në tre makina të tjera: 5 gra dhe 3 fëmijë. Viktimat u qëlluan me 25 plumba kallashnikov. Pas të shtënave, automjeti ku ndodheshin shqiptarët bashkë me të huajin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e një restoranti. Atentatorët janë larguar me makinë drejt Peqinit.

Pista e parë ku po heton prokuroria është ajo e përplasjes mes bandave të drogës. Viktimat ishin kthyer pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonin jashtë. Njëri nga shqiptarët ka jetuar në Angli, tjetri në Holandë. Endrit Alibeaj ishte arrestuar në vitin 2013 për trafik ndërkombëtar droge. Ai mendohet se ka qenë koka e një organizatë që trafikonte drogë në veri të Italisë. Në vitin 2013 u arrestua bashkë me vëllanë e vet Andrea. Forca të shumta policore dhe RENEA ndodhen në Elbasan, së bashku me Drejtorin e policisë Ardit Veliu.

Elbasani, Vlora dhe Shkodra ngelen ende qytete të vështira për tu kontrolluar nga Policia e Shtetit. Bandat më të mëdha janë përqëndruar aty. Problemi në lidhje me këtë nuk është sigurisht informacioni i pakët por lidhjet të krimi i organizuar ka me politikën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet