Elbasan, pezullohen nga detyra dy efektivë policie

Janë pezulluar nga detyra dy efektivë policie në Elbasan. Inspektor F.B dhe Inspektor K.J akuzohen se kanë pajisur me pashaportë biometrike shtetasin A.D i cili ishte i shpallur në kërkim. Policia e Elbasanit njoftoi se nga hetimet rezultoi se nëpërmjet kryerjes së veprimeve në kundërshtim të hapur me ligjin, lejuan pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasit A.D., i dënuar me vendim gjykate për vjedhje dhe i shpallur në kërkim. Kështu Gjykata e Elbasanit caktoi masën e pezullimit të ushtrimit të detyrës për të dy inspektorët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet