Elbasan, shkon për kontroll, shefi i policisë rrihet me grushta

Rrihet më grushta me pronarët e lokalit, Shefi i policisë së Elbasanit A.M. Ngjarja ndodhi gjatë nje kontrolli rutinë, në Elbasan, brenda lokalit të Mehmet Dakës. Policia u kishte kërkuar të pranishëmve të ngrinin duart lart, për kontroll armësh, por dy vëllezërit Mehmet Daka 38 vjeç dhe Ervis Daka 31 vjeç u përplasën me policinë. Në këto momente, jo vetëm Mehmet Daka por edhe vëllai i tij Ervis Daka kanë bërë rezistencë, madje kanë goditur shefin e Policisë së Rendit A. M. Është dashur përforcimi nga patrulla që i priste jashtë për të neutralizuar e arrestuar më pas dy vëllezërit. Elvis Daka është një personazh i njohur për Policinë e Elbasanit. Në vitin 2017 ai është përfshirë në një konflikt me shtetasin Sokol Sanxhaktari. Ky i fundit e ka plagosur Dakën, e për pasojë u dënua me 3.7 vite burg.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet