Elvana Gjata sulmohet rëndë nga opinioni publik në rrjetet sociale, ''Zhaku '' i del në mbrojtje: ''Shumë turp!''

Elvana Gjaten e fundosin rrjetet sociale pas ngjarjes së ngjodhur me datë 4 Tetor në një lokal në Bllok (Tiranë). Këngëtarja e cila ka marrë avionin dhe është larguar nga Shqipëria për ca kohë një ditë më pas, është sulmuar rëndë nga opinioni publik që e bën fajtore për ngjarjen. Inida Gjata, e njohur me emrin e artit “Zhaku”, ka reaguar pas përfshirjes së emrit të Elvana Gjatës, në përplasjen me armë që ndodhi në Bllok, ku u vra një person. “Kur do vijë dita që opinioni publik do të kuptojë se gjykimi i tyre i gabuar shpesh herë e ka marrë më qafë?! Si ka mundësi që po lejoni dhe stimuloni shkatërrimin e një njeriu me aq shume vlera si Elvana Gjata?! Si mund ta hidhni kështu kaq lehtë një yll që deri më dje e keni adhuruar e ngritur në kupë të qiellit?! Nuk mund ta bëni një vajzë aq të edukuar, të talentuar dhe të heshtur, që vetëm ju ka lumturuar deri tani, të ikë nga sytë këmbët e lënduar nga kjo poshtërsi e pamerituar. Shumë turp....", shkruan ajo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet