Emërohet bordi i ri i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ja emrat

Është emëruar bordi i ri i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave janë vendosur 6 emrat e rinj. Në krye të bordi është vendosur ish-këshilltari i kryeministrit Rama, Artan Shkreli. Ky i fundit mban postin e zv.ministrit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Bordi do të ketë këto 6 emra si anëtarë që përfaqësojnë institucione të ndryshme:

Z. Elton Haxhi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë;

Z. Gentian Opre, Ministria e Financave dhe Ekonomisë;

Z. Julian Hodaj, Ministria e Brendshme;

Z. Luigj Aleksi, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë;

Z. Kujtim Hashorva, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë;

Z. Faruk Kaba, Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë.

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga shpenzimet e planifikuara për Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet