Epopeja e UÇKsë, Haradinaj homazhe te varri i Adem Jasharit

Kryeministri Haradinaj ka bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz për nder të 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në ditën e dytë të shënimit të “Epopesë së UÇKsë”, do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Sot mbahet edhe Akademia Përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri. Ministria e Kulturës ka organizuar hapjen e një ekspozite kushtuar Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij në Muzeun e Kosovës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet