Erion Dasho: Të vendosen fasha orare për moshat e treta,. Duhen autobusë të dedikuar për ta

Mjeku Erion Dasho kërkoi një trajtim më të diferencuar për grup-moshat më të rrezikuara nga koronavirusi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai sugjeroi që për moshat e treta veçanërisht, të ketë një kartë shëndeti për posaçme për të kryer shërbimet utilitare në një fashë orare të caktuar. Po ashtu, Dasho tha se për ta duhet të ketë mjete transporti të dedikuara dhe maska falas.

“Praktika për të favorizuar të moshuarit dhe personat me një kartë shëndeti të posaçme në përfitimin e shërbimeve në supermarket, administratë, etj. duke i mundësuar atyre një fashë orare të privilegjuar, p.sh. 8.00 me 10.00; Mjete transporti të dedikuara për kategoritë në risk. P.sh. në çdo tre mjete, një i dedikohet të moshuarve apo bartësve të kartës së shëndetit;

Shpërndarje maska falas për këto kategori, majde jo maska artizanale apo kirurgjikale (të ashtuquajturat maska “solidare”) por maska që ofrojnë mbrojtje të shtuar siç janë maskat tip FFP2 ose FFP3; Bonus qiraje (p.sh. 10 mijë lek në muaj) që të moshuarit që jetojnë së bashku me fëmijët të kenë mundësi të marrin një banesë me qira deri në zbulimin e vaksinës.”

Erion Dasho tha një se rol të rëndësishëm për të vënë nën kontroll virusin është edhe përmirësimi i testimit, gjurmimit dhe trajtimit të pacientëve, veçanërisht të personave me risk. Mjeku shtoi se edhe duhet të bëhet e mundur edhe që të gjithë ata të rrezikuarit të punojnë nga shtëpia. Po ashtu, për ta, sipas tij, duhet të ketë fasha orare të caktuara për të shëtitur, për të kryer ushtrime fizike, madje edhe për të vajtur në plazh.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet