Erion Veliaj infektohet me koronavirus: 'Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv'

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar me koronavirus. Lajmi u bë i ditur pak minuta më parë nga vetë Veliaj, përmes një postimi në Facebook:

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM 🙏🏻❤️ mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj! Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish! 🙏🏻❤️“

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet